Zgjedhjet për Parlamentin Evropian, Berisha: Shqiptarë votoni kandidatët tuaj, kandidatët e së djathtës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalën para mbështetësve, të mbledhur poshtë banesës së tij, ku ai po vuan dënimin me ‘arrest shtëpie’ prej muajsh. Berisha i ka bërë thirrje shqiptarëve të cilët votojnë në zgjedhjet evropiane, që të mbështesin kandidatët e të djathtës dhe kandidatët shqiptarë kudo ku janë. Pjesë nga […]

qershor 7, 2024 - 19:30
 0  10
Zgjedhjet për Parlamentin Evropian, Berisha: Shqiptarë votoni kandidatët tuaj, kandidatët e së djathtës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalën para mbështetësve, të mbledhur poshtë banesës së tij, ku ai po vuan dënimin me ‘arrest shtëpie’ prej muajsh.

Berisha i ka bërë thirrje shqiptarëve të cilët votojnë në zgjedhjet evropiane, që të mbështesin kandidatët e të djathtës dhe kandidatët shqiptarë kudo ku janë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohje të pakufishme për qëndresën tuaj misionarë të vërtetë të kauzës të lirisë, dinjitetit, shpresës dhe të ardhmes së shqiptarëve.

Të dashur miq, në emër tuaj dhe të PD dua t’u bëj thirrje shqiptarëve kudo që janë në vendet e BE, të votojnë kandidatin shqiptar për këshill, për deputet dhe për çfarëdo që të jetë.

Sikundër ftoj demokratët dhe demokratet të votojnë partitë e qendrës së djathtë.

Partitë aleate të PD-së, përndryshe të votojnë kandidatin që duan.