Alternativa: Jemi njëra prej partive më transparente
Në kuadër të konferencës ‘Transparenca e partive politike’ të organizuar nga WFD Western Balkans dhe British Embassy Skopje u prezantuan edhe rezultatet e analizës të realizuar nga Forumi për politika të arsyeshme, The post Alternativa: Jemi njëra prej partive më transparente appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Në kuadër të konferencës ‘Transparenca e partive politike’ të organizuar nga WFD Western Balkans dhe British Embassy Skopje u prezantuan edhe rezultatet e analizës të realizuar nga Forumi për
politika të arsyeshme, dhe rezulton që Alternativa ka arritur përparim
të dukshëm në të gjitha segmentet e analizës.
Hulumtimi i fundit i PPTI-së, rezultatet e të cilit janë paraqitur në këtë Raport, është bërë në periudhën qershor-nëntor të vitit 2024. Në këtë hulumtim janë përfshirë tetë parti politike nga Maqedonia e Veriut: Alternativa, Aleanca për shqiptarët (krahu i Zijadin Selës dhe krahu i Arben Taravarit), Besa, VMRO-DPMNE, Bashkimi demokratik për integrim (BDI), Partia liberal demokrate (PLD), Partia e re socialdemokrate (PRSD) dhe Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM).
Dy parti/lëvizje të reja politike (ZNAM dhe Lëvizja demokratike) u përfshinë në hulumtim dhe në aktivitetet e mentorimit të organizuara nga WFD, edhe pse këtë vit matja e këtyre dy partive është lënë për shkak se treguesit që maten kërkojnë një qasje më afatgjatë.
Në vitin 2024, Alternativa arrin një përparim të dukshëm në disa segmente, veçanërisht në transparencën financiare, ku vihet re një nivel i lartë i përputhjes me standardet ligjore dhe disponueshmëria e
përmirësuar e informacioneve financiare. Në fushën e demokracisë brendapartiake, partia tregon përkushtim për përforcimin e autonomisë së degëve dhe përmirësimin e jetës partiake, por sfidat mbeten të lidhura
me barazinë gjinore dhe zhvillimin e strukturave horizontale.
Në segmentin e disponueshmërisë për publikun, nga ana tjetër, performanca është përmirësuar dukshëm, por me hapësirë për korrigjime të mëtejshme, veçanërisht për sa i përket versioneve gjuhësore, si dhe
përshtatjeve për personat me nevoja të veçanta, thonë nga Alternariva. FM
The post Alternativa: Jemi njëra prej partive më transparente appeared first on Flaka, në çdo lajm... .