Ndahet nga jeta gazetari Gjorgji Tomiq
Pas një sëmundjeje të shkurtër ka ndërruar jetë sot në Shkup, në moshën 42-vjeçare gazetari Gjorge Tomiq. Tomiq ka qenë pjesë e redaksisë së Televizionit Kanal 5 për shumë vite, nga viti 2007 deri në vitin 2018, ku ka punuar si redaktor në sektorin e lajmeve. Në karrierën e tij si gazetar ka ndjekur ngjarjet […]
Pas një sëmundjeje të shkurtër ka ndërruar jetë sot në Shkup, në moshën 42-vjeçare gazetari Gjorge Tomiq. Tomiq ka qenë pjesë e redaksisë së Televizionit Kanal 5 për shumë vite, nga viti 2007 deri në vitin 2018, ku ka punuar si redaktor në sektorin e lajmeve. Në karrierën e tij si gazetar ka ndjekur ngjarjet në politikën e jashtme. Më vonë ai vazhdoi rrugën e tij profesionale në industrinë e marketingut, duke punuar në departamentet e marrëdhënieve me publikun. /Alsat.mk