Andonovski paralajmëroi aplikacionin e parë celular për dokumente dhe shërbime personale

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, sot paralajmëroi projektin për zhvillimin e aplikacionit të parë celular qeveritar për shërbime administrative Super App ELI, tranmston Portalb.mk. “Ne po aplikojmë për një program të Bashkimit Evropian që do të na mundësojë të zhvillojmë një aplikacion celular për shërbime administrative. Ky projekt i quajtur Supper App ELI, me […]

tetor 9, 2024 - 16:00
 0  4
Andonovski paralajmëroi aplikacionin e parë celular për dokumente dhe shërbime personale
Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, sot paralajmëroi projektin për zhvillimin e aplikacionit të parë celular qeveritar për shërbime administrative Super App ELI, tranmston Portalb.mk.

“Ne po aplikojmë për një program të Bashkimit Evropian që do të na mundësojë të zhvillojmë një aplikacion celular për shërbime administrative. Ky projekt i quajtur Supper App ELI, me vlerë prej 1,200,000 euro është pjesë e nismës Digital Europe. ELI do të jetë revolucion në qasjen në shërbimet publike”, tha Andonovski.

Andonovski bëri të ditur se çdo qytetar do të ketë qasje në shërbimet administrative direkt përmes telefonit të tij celular.

Në kuadër të këtij projekti po punohet për futjen e një versioni digjital të kartave të identitetit dhe patentë shoferëve, i njohur si portofoli celular (ID Wallet).

Andonovski njoftoi gjithashtu se Ministria është duke punuar në ridizajnimin e plotë të portalit për shërbime uslugi.gov.mk.

Ai paralajmëroi edhe 100 shërbime të reja elektronike në vitin 2025, të disponueshme në portalin e shërbimeve.