Antikorrupsioni e mbylli rastin për udhëtimin e djalit të Mickoskit në SHBA, nuk ka qenë pjesë e delegacionit qeveritar

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e ka mbyllur rastin për udhëtimin e djalit të kryeministrit Hristijan Mickoski në SHBA. Sipas tyre ai vetë i ka paguar biletat e avionit dhe akomodimit, ndërsa udhëtimi i tij nuk është paguar me paratë e qeverisë për Samitin e NATO-s, raporton Portalb.mk. KSHPK-ja tha se sipas dokumentacionit të […]

tetor 9, 2024 - 16:00
 0  4
Antikorrupsioni e mbylli rastin për udhëtimin e djalit të Mickoskit në SHBA, nuk ka qenë pjesë e delegacionit qeveritar
Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit (Antikorrupsioni). Foto: Portalb.mk

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e ka mbyllur rastin për udhëtimin e djalit të kryeministrit Hristijan Mickoski në SHBA. Sipas tyre ai vetë i ka paguar biletat e avionit dhe akomodimit, ndërsa udhëtimi i tij nuk është paguar me paratë e qeverisë për Samitin e NATO-s, raporton Portalb.mk.

KSHPK-ja tha se sipas dokumentacionit të marrë nga Qeveria, në delegacionin shtetëror për samitin e NATO-s ishin 21 persona, përfaqësues, ku hërbimi qeveritar ka rezervuar biletat e avionit për 21 persona nga lista në të cilën nuk përmendej emri i djalit të kryeministrit.

Antikorrupsioni ka konstatuar se Jovan Mickoski ka qëndruar në banesa, e jo në hotelet ku ka qenë delegacioni shtetëror dhe faturat për akomodim në banesa kanë qenë në emër të personit fizik.

Siç njoftuan, djali i kryeministrit nuk ka qenë pjesë e delegacionit zyrtar dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë takim apo takim zyrtar, por vetëm në leksionin e të atit.

Ky rast u hap pas shpërndarjes së fotografisë në korrik 2024 së kryeministrit Hristijan Mickoski në Uashington, në të cilën shihej djali i tij.

Fotoja ishte publikuar nga Universiteti “Johns Hopkins” në rrjetin social X, ku bëhet e ditur se kryeministri, para Samitit të NATO-s, ka vizituar Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare në Universitet.

Aso kohe opozitarja LSDM kërkoi që kryeministri të tregojë nëse e ka marrë djalin e tij me para të shtetit.