Qeveria mban mbledhje elektronike për këto çështje

Qeveria e Kosovës, mbrëmjen e sotme ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën kanë qenë katër pika diskutimi në rend dite. Siç njofton qeveria, në mesin e vendimeve është edhe ai për ndarjen e mjeteve financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit për rastin me “Mabco Constructions”, që ka të bëjë me çështjen e

Mars 8, 2025 - 23:00
 0  6
Qeveria mban mbledhje elektronike për këto çështje
qeveria-mban-mbledhje-elektronike-per-keto-ceshtje

qeveria-mban-mbledhje-elektronike-per-keto-ceshtje

Qeveria e Kosovës, mbrëmjen e sotme ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën kanë qenë katër pika diskutimi në rend dite.

Siç njofton qeveria, në mesin e vendimeve është edhe ai për ndarjen e mjeteve financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit për rastin me “Mabco Constructions”, që ka të bëjë me çështjen e Hotelit Grand.

Po ashtu, është aprovuar nisma për amendamentimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Italisë, për grantin e realizimit të projektit “Mbështetje për Sistemin Shëndetësor të Kosovës”.

Më poshtë, njoftimi i plotë:

–         Miratuar listën e aplikimeve për rundin 10B të granteve investuese të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF) për projektet si në vijim: Impiantin për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë dhe projektin për përmirësimin e rrjetit të transimisionit VII.

–         Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr.02/39 të datës 3 qershor 2020.

–         Aprovuar Nismën për Amendamentimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë, për Grantin e Realizimit të Projektit “Mbështetje për Sistemin Shëndetësor të Kosovës”.

–         Ndarë mjetet financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit për rastin ICSID me Nr. ARB/17/25, Mabco Construction