Antidiskriminimi në RMV në tremujorin e tretë 2024 konstatoi diskriminim në 12 raste, kryesisht në baza etnike
Në tremujorin e tretë të vitit 2024, Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtje nga Diskriminimi (KPMD) ka ngritur 107 lëndë të reja për mbrojtje nga diskriminimi, raporton Portalb.mk. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i rasteve të reja është ulur për 60%. Diskriminimi i drejtpërdrejtë është përcaktuar në gjashtë raste. “Në 12 […]
Në tremujorin e tretë të vitit 2024, Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtje nga Diskriminimi (KPMD) ka ngritur 107 lëndë të reja për mbrojtje nga diskriminimi, raporton Portalb.mk.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i rasteve të reja është ulur për 60%.
Diskriminimi i drejtpërdrejtë është përcaktuar në gjashtë raste.
“Në 12 rastet e diskriminimit, KSZD ka konstatuar shkelje të së drejtës për barazi në 12 baza të ndryshme. Baza më e shpeshtë e përcaktuar e diskriminimit në tremujorin e tretë të vitit 2024 është përkatësia etnike, e ndjekur nga identiteti gjinor, gjinia, orientimi seksual dhe përkatësia politike”, informoi KPMD.
Rastet më të shumta të diskriminimit në tremujorin e tretë të vitit 2024 janë përcaktuar në fushën e punës dhe marrëdhënieve të punës.
Për lëndët e paraqitura Komisioni ka marrë gjithsej 77 vendime, nga të cilat në 12 raste është konstatuar diskriminim dhe në 20 nuk është konstatuar diskriminim.
Janë refuzuar 44 kërkesa, gjegjësisht nuk është ndërmarrë asnjë masë apo është ndërprerë procedura.
Deri më 30 shtator 2024, numri i procedurave në vijim është 115.