BDI akuzoi drejtorin e shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë për keqpërdorime financiare, ai paralajmëroi padi

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) – Dega e Tetovës sot kanë akuzuar drejtorin e shkollës së mesme komunale mjekësore “Nikolla Shtenj” Binas Pajazitin për keqpërdorim të fondeve të shkollës. Drejtori paralajmëroi padi nëse nuk kërkojnë falje për siç tha këto shpifje, shkruan Portalb.mk. Këshilltari komunal nga BDI Liridon Disha tha se Binas Pajaziti ka bërë […]

tetor 10, 2024 - 16:00
 0  5
BDI akuzoi drejtorin e shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë për keqpërdorime financiare, ai paralajmëroi padi
Shkolla e mesme komunale e mjekësisë "Nikolla Shtenji" - Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) – Dega e Tetovës sot kanë akuzuar drejtorin e shkollës së mesme komunale mjekësore “Nikolla Shtenj” Binas Pajazitin për keqpërdorim të fondeve të shkollës. Drejtori paralajmëroi padi nëse nuk kërkojnë falje për siç tha këto shpifje, shkruan Portalb.mk.

Këshilltari komunal nga BDI Liridon Disha tha se Binas Pajaziti ka bërë parregullsi të ndryshme në shkollë, prej te tenderët për rinovimin e objektit, furnizimin me materiale, organizimin e shëtitjeve, blerjen e uniformave dhe shumë të tjera.

“Kërkojmë që personi në fjalë sa më shpejtë të jep dorëheqje ose të shkarkohet nga Sektori i Arsimit, si dhe emërimi i drejtorit të ri të mos bëhet duke u bazuar në vota po në cilësi, kapacitet dhe aftësi menaxhimi. Për drejtorin aktual Binaz Pajaziti, qarkullojnë informatat se ka keqpërdorur me fondet e shkollës së mesme medicinale, duke filluar nga shëtitjet e nxënësve, uniformat, rinovimet dhe gjithçka që ka bërë që kur është emëruar drejtor”, tha Liridon Disha.

Ata kërkuan nga organet kompetente që të fillojnë hetimin e këtij rasti në shkollën e mesme të mjekësisë.

Nga ana tjetër, drejtori i shkollës Binas Pajaziti këtë deklaratë e ka quajtur akuzë dhe shpifje të pa bazë.

“Liridon Disha lëshoi një mori akuzash e shpifjesh të pabaza. Me përgjegjësi të plotë demantoj se asgjë nuk është e vërtetë. Me datë 28.05.2023 në shkollën tonë është bërë revizion i rregullt nga ana e komunës dhe gjithçka është konform ligjit. Në bazë zë ligjit për përgjegjësi civile dhe shpifje, kërkoj që personi në fjalë të kërkojë falje publike dhe t’i demanojë shpifjet deh akuzat e bëra. Nëse nuk kërkon falje publike për të do të parashtroj padi adekuate”, tha Binas Pajaziti.

Kujtojmë që BDI – Tetovë dhe në shtator kërkuan që Komuna e Tetovës të jetë transparente për borxhin e shkollës së mesme “Nikolla Shtenj”