Nuk mbaron me Kalulun, Juventus pritet të transferojë një tjetër yll nga Milani

Juventus ia rrëmben edhe një tjetër yll Milanit. Pierre Kalulu bëri bujë gjatë kësaj vere duke u transferuar nga Juventusi te Milani dhe afrimi i tij nga Biankonerët rezultoi një super përforcim. Pas lëndimit të Bremer, Juventus është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe e ka gjetur atë përsëri tek Milani. Calciomercato, ka lëshuar një […]

tetor 10, 2024 - 16:00
 0  3
Nuk mbaron me Kalulun, Juventus pritet të transferojë një tjetër yll nga Milani

Juventus ia rrëmben edhe një tjetër yll Milanit.

Pierre Kalulu bëri bujë gjatë kësaj vere duke u transferuar nga Juventusi te Milani dhe afrimi i tij nga Biankonerët rezultoi një super përforcim.

Pas lëndimit të Bremer, Juventus është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe e ka gjetur atë përsëri tek Milani.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Juventus do të tentojë që në merkaton e janarit të transferojë Fikayo Tomorin.

Tomori disa herë ka qënë i lidhur me një largim nga Milani, por Rosonerët vështirë se do ta lënë të lirë anglezin të largohet nga San Siro në mes të sezonit.