Tetë ditë paraburgim për të dyshuarin e zjarrit në Komunën e Tetovës

Gjykata Themelore e Tetovës i ka caktuar masën e paraburgimit prej tetë ditësh të dyshuarit për zjarrin në bodrumin e Komunës së Tetovës, raporton Portalb.mk. Bëhet fjalë për38 vjeçarin B.R. nga Kosova, ai dyshohet për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Policia e arrestoi të dyshuarin mbrëmjen e 7 tetorit. Zjarri në objektin e […]

tetor 9, 2024 - 16:01
 0  4
Tetë ditë paraburgim për të dyshuarin e zjarrit në Komunën e Tetovës
Gjykata Themelore Tetovë, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Gjykata Themelore e Tetovës i ka caktuar masën e paraburgimit prej tetë ditësh të dyshuarit për zjarrin në bodrumin e Komunës së Tetovës, raporton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për38 vjeçarin B.R. nga Kosova, ai dyshohet për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Policia e arrestoi të dyshuarin mbrëmjen e 7 tetorit.

Zjarri në objektin e Komunës së Tetovës ra më 6 tetor 2024, aty u dogjën materiale zgjedhore nga zgjedhjet e vitit 2017 e këndej, raportohet se janë djegur edhe dokumente të tjera. Më 7 tetor u krye inspektimi.