Anulohet mbledhja e nesërme e komisionit historik me Bullgarinë
Seanca e komisionit historik për negociatat me Bullgarinë, e planifikuar për nesër, nuk do të mbahet. Lajmi konfirmohet nga pala maqedonase, ku thonë se për shkak të ndryshimit të përbërjes, The post Anulohet mbledhja e nesërme e komisionit historik me Bullgarinë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Seanca e komisionit historik për negociatat me Bullgarinë, e planifikuar për nesër, nuk do të mbahet. Lajmi konfirmohet nga pala maqedonase, ku thonë se për shkak të ndryshimit të përbërjes, kryetari i ri sot i ka njoftuar kolegët bullgarë se seanca që ishte caktuar për nesër dhe pasnesër në Shkup po shtyhet, përcjell FLAKA.
Mbledhja e parë e komisionit me përbërje të re, siç mësohet, pritet në një deri në dy javët e ardhshme.
Të martën e kaluar, në seancë me dyer të mbyllura, qeveria ndryshoi përbërjen e komisionit, duke emëruar për kryetar historianin Vanço Georgiev. Ai ka qenë anëtar i komisionit edhe më herët, por ka dhënë dorëheqje, duke fajësuar presionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme në krye me Bujar Osmanin.
Nga përbërja e vjetër e komisionit ka mbetur vetëm 1 anëtar, ndërsa në mesin e të tjerëve janë dy që kanë qenë anëtarë të këtij organi më parë.
Historianët e zëvendësuar fajësuan presionet politike dhe kryeministri u tha atyre se duhet të japin llogari për paratë e shpenzuara.
Komisioni u krijua në vitin 2017 pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë. Punoi me ulje-ngritje, nën ndikimin e fortë të marrëdhënieve mjaft të tensionuara në rrugën Shkup-Sofje.
Ata deri më tani kanë miratuar rekomandime për nderim të përbashkët të Qirilit dhe Metodit, Naum i Ohrit, Kliment i Ohrit dhe Car Samuilit dhe pesë rekomandime për ndryshime në tekstet shkollore në Maqedoni dhe Bullgari. FLAKA
The post Anulohet mbledhja e nesërme e komisionit historik me Bullgarinë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .