Anya Taylor Joy shkëlqeu në eventin e Diorit gjatë Javës së Modës në Paris, aktorja u paraqit me një veshje të punuar me grep

Anya Taylor-Joy dukej tejet e veçantë në shfaqjen e brendit Dior të martën në kuadër të Javës së Modës në Paris. Aktorja që njihet për stilin klasik të veshjes, zgjodhi një bluzë me grep ngjyrë bezhë, të cilin e kombinoi me një fustan po ashtu të punuar me grep. Duke mbuluar shpatullat e saj me […]

shtator 25, 2024 - 11:00
 0  6
Anya Taylor Joy shkëlqeu në eventin e Diorit gjatë Javës së Modës në Paris, aktorja u paraqit me një veshje të punuar me grep

Anya Taylor-Joy dukej tejet e veçantë në shfaqjen e brendit Dior të martën në kuadër të Javës së Modës në Paris.

Aktorja që njihet për stilin klasik të veshjes, zgjodhi një bluzë me grep ngjyrë bezhë, të cilin e kombinoi me një fustan po ashtu të punuar me grep.

Duke mbuluar shpatullat e saj me një xhaketë elegante kaki, ylli i Queen’s Gambit, kompletoi paraqitjen me çizme të zeza dhe me grim ‘smokey’.

Ajo edhe kësaj here, tregoi elegancën dhe sharmin, me personalitetin e saj mbizotërues.

Aktores në këtë event iu bashkuan edhe Natalie Portman dhe Rosamund Pike derisa pozonin për fotografi.