Apeli i Speciales ia ul dënimin “Calit” në 15 vjet burgim

Paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ia ka ulur dënimin ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafës nga 22 vjet burgim në 15 vjet burgim. Në njoftimin e Speciales thuhet se paneli i Gjykatës së Apelit të Speciales, kundër Salih Mustafës, ia ka shqiptuar dënimet individuale ndaj tij për krimet e luftës […]

shtator 10, 2024 - 20:00
 0  6
Apeli i Speciales ia ul dënimin “Calit” në 15 vjet burgim
specialja-do-ta-shqyrtoje-uljen-e-denimit-ndaj-salih-mustafes

specialja-do-ta-shqyrtoje-uljen-e-denimit-ndaj-salih-mustafes

Paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ia ka ulur dënimin ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafës nga 22 vjet burgim në 15 vjet burgim.

Në njoftimin e Speciales thuhet se paneli i Gjykatës së Apelit të Speciales, kundër Salih Mustafës, ia ka shqiptuar dënimet individuale ndaj tij për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme prej 8, 13 dhe 15 vjet burgim, si dhe ia ka shqiptuar dënimin e njësuar prej 15 vitesh burgim, duke e llogaritur edhe kohën në paraburgim.

“Më 10 shtator 2024, Paneli i Gjykatës së Apelit në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Salih Mustafës shqiptoi dënimet individuale ndaj z. Mustafa për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme prej tetë, 13 dhe 15 vjet burgim si dhe ia shqiptoi dënimin e njësuar prej 15 vitesh burgim, duke llogaritur dhe kohën në paraburgim”.

“Vendimi ka ndjekur udhëzimet e vendimit të Panelit të Gjykatës Supreme të datës 29 korrik 2024, lidhur me kërkesën e z. Mustafa për mbrojtjen e ligjshmërisë, i cili anuloi dënimin e z. Mustafa me 22 vjet burgim dhe ia ktheu çështjen përsëri Panelit të Apelit”, thuhet në njoftim.

Salih Mustafa ishte arrestuar më 24 shtator të vitit 2020, i cili në kohën e luftës ishte epror i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit.