Arben Taravari mbetet pa grup parlamentar, nga 5 mbetet me 4 deputet
Ndonëse gjatë gjithë kohës paralajmëronte se i ka deputetët kompakt dhe të bashkuar rreth vetes, pas dorëheqjes së tij nga posti i ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari tashmë ka mbetur edhe pa grup parlamentar pasiqë deputeti nga zona e V zgjedhore Salim Sulejmani sot ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit duke dorëzuar kështu mandatin […]

Ndonëse gjatë gjithë kohës paralajmëronte se i ka deputetët kompakt dhe të bashkuar rreth vetes, pas dorëheqjes së tij nga posti i ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari tashmë ka mbetur edhe pa grup parlamentar pasiqë deputeti nga zona e V zgjedhore Salim Sulejmani sot ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit duke dorëzuar kështu mandatin e duke i hapur rrugë kandidates së rradhës për deputete Valbona Adili Emini që të merr mandatin.
Vlen në anën tjetër para disa dite formoi grupin parlamentar prej 9 deputetëve me kordinator Bekim Qoku dhe dy zëvendës kordinator Adnan Azizi dhe Merita Koxhaxhiku, e që sipas lëvizjeve të fundit edhe deputetja Valbona Adili Emini pritet të bashkohet këtij grupi parlamentar duke e çuar kështu në 10 numrin e deputetëve, ndonëse eksponent të lartë të Vlenit këto ditë kanë deklaruar se numri i deputetëve të tyre pritet të rritet edhe më shumë.