Arbër Ademi: Bilall Zeza po bie në kundërshti me vetveten për të drejtat e shqiptarëve

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Bilall Zeza, duke e akuzuar për qëndrime kontradiktore lidhur me të drejtat e shqiptarëve në vend. “Bilall Zeza edhe The post Arbër Ademi: Bilall Zeza po bie në kundërshti me vetveten për të drejtat e shqiptarëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 2, 2026 - 22:00
Arbër Ademi: Bilall Zeza po bie në kundërshti me vetveten për të drejtat e shqiptarëve

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Bilall Zeza, duke e akuzuar për qëndrime kontradiktore lidhur me të drejtat e shqiptarëve në vend.

“Bilall Zeza edhe një herë i dha autogol vetes. Nga njëra anë thotë se Ali Ahmeti ka pasur 20 vite kohë për t’i rregulluar punët, ndërsa nga ana tjetër thotë se nuk do të preken të drejtat e shqiptarëve”, deklaroi Ademi.

Ai shtroi pyetjen: “Po cilat të drejta, Bilall? Nëse nuk janë arritur gjatë atyre 20 viteve, atëherë çfarë po mbron sot? E nëse janë arritur, atëherë po pranon vetë se pikërisht në kohën që kritikon janë fituar ato të drejta.”

Sipas Ademit, kjo përbën një “logjikë që bie ndesh me vetveten”.

“Le t’i thotë dikush se nuk mund të mbrosh diçka nëse nuk ekziston. Nëse flet për mbrojtje, atëherë pranon se ato të drejta janë fituar – dhe po, janë fituar në periudhën që ti e sulmon”, theksoi ai.

Në fund, Ademi ironizoi edhe qasjen politike të Zëzës: “Bilalli duket se mendon që politika është t’i thurësh poezi Josip Broz Tito. Por edhe aty nuk ka dalë më i miri; vendin e katërt e kishte marrë si nxënës i devotshëm, pas Titos.” Gazeta Flaka

The post Arbër Ademi: Bilall Zeza po bie në kundërshti me vetveten për të drejtat e shqiptarëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .