Arbër Jashari: Nëse nuk zgjidhet presidenti brenda 60 ditësh, shkohet automatikisht në zgjedhje
Avokati Arbër Jashari në emisionin Gazeta tha se afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit tashmë janë në rrjedhë dhe institucionet duhet të veprojnë brenda kornizës ligjore të përcaktuar. Sipas tij, Kushtetuta parasheh që procedurat për zgjedhjen e presidentit duhet të nisin dy muaj para përfundimit të mandatit aktual. “Dy muaj para


Avokati Arbër Jashari në emisionin Gazeta tha se afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit tashmë janë në rrjedhë dhe institucionet duhet të veprojnë brenda kornizës ligjore të përcaktuar.
Sipas tij, Kushtetuta parasheh që procedurat për zgjedhjen e presidentit duhet të nisin dy muaj para përfundimit të mandatit aktual.
“Dy muaj para përfundimit të mandatit të presidentit, duhet të fillojnë procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse brenda 60 ditëve nuk arrihet zgjedhja, atëherë vendi shkon automatikisht në zgjedhje, në bazë të Kushtetutës,” tha Jashari në Gazeta.
Ai ka sqaruar se ekziston edhe një skenar tjetër kushtetues, ku nëse Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin pas tri raundeve të votimit, atëherë kjo gjithashtu çon drejt zgjedhjeve të reja.
Në këtë kontekst, Jashari ka bërë të ditur se aktualisht kanë mbetur edhe 27 ditë nga afati 60-ditor, brenda të cilit duhet të përmbyllet procesi i zgjedhjes së presidentit./Gazeta 10
Deklarata e plotë:
