Arian Tahiri vazhdon takimet me qytetarë, mbrëmë ishte në Kçiq: “Po nisim një rrugë të re, çdo qytetar është pjesë e saj”
Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Kçiq, ku është shoqëruar nga partnerët e koalicionit nga AKR. Gjatë këtij takimi, Tahiri ka theksuar rëndësinë e dëgjimit të qytetarëve dhe përfshirjes së tyre aktive në proceset vendimmarrëse. Ai u shpreh se takimet e tilla janë mënyra


Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Kçiq, ku është shoqëruar nga partnerët e koalicionit nga AKR.
Gjatë këtij takimi, Tahiri ka theksuar rëndësinë e dëgjimit të qytetarëve dhe përfshirjes së tyre aktive në proceset vendimmarrëse.
Ai u shpreh se takimet e tilla janë mënyra më e mirë për të dëgjuar çdo zë të qytetit dhe për të ndërtuar së bashku një vizion të përbashkët për të ardhmen.
“Po nisim një rrugë të re dhe secili qytetar është pjesë e saj,” ka theksuar Tahiri, duke shtuar se është i bindur që vetëm përmes bashkëpunimit mund të arrihen qëllimet që kanë për Mitrovicën.
