Duncan për dhunën e pasluftës: Nuk ishte e orkestruar nga UÇK-ja

Dëshmitari John Duncan deklaroi të hënën në Hagë se dhuna që ishte shfaqur pas përfundimit të luftës nga ana e shqiptarëve nuk ishte e orkestruar nga UÇK-ja dhe se Hashim Thaçi ka bërë thirrje për qetësi. “Në mënyrë të pavarur, jo. Për shkak se me sa e kuptonim ne, nuk ishte dhunë e orkestruar. Ajo

shtator 22, 2025 - 18:00
 0
Duncan për dhunën e pasluftës: Nuk ishte e orkestruar nga UÇK-ja
Duncan për dhunën e pasluftës: Nuk ishte e orkestruar nga UÇK-ja

Duncan për dhunën e pasluftës: Nuk ishte e orkestruar nga UÇK-ja

Dëshmitari John Duncan deklaroi të hënën në Hagë se dhuna që ishte shfaqur pas përfundimit të luftës nga ana e shqiptarëve nuk ishte e orkestruar nga UÇK-ja dhe se Hashim Thaçi ka bërë thirrje për qetësi.

“Në mënyrë të pavarur, jo. Për shkak se me sa e kuptonim ne, nuk ishte dhunë e orkestruar. Ajo që donim ne ishte që ai të lëshonte thirrje ndaj kosovarëve që të përmbaheshin. Megjithatë, siç e përshkrova, bëhej fjalë për sulme të hakmarrjes, oportuniste-kriminale. Si çdo politikan, ai mund të lëshonte thirrje për qetësi, por nuk ishte në gjendje që ta zbatonte një gjë të tillë për shkak se nuk ishte e organizuar nga UÇK-ja”, tha ai, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Këtë deklarim, dëshmitari e bëri pasi u pyet nga avokatja Nina Tavakoli se a mund të ndalohej kjo dhunë më 1999 nga Thaçi. Dëshmitari tha se këtë thirrje për qetësi e bëri Thaçi dhe se ata ishin krejt ajo se çfarë i kërkuan atij lidhur me këtë pjesë. Me kaq përfunduan pyetjet e mbrojtjes së Hashim Thaçit për të vazhduar me ato të mbrojtjes së Kadri Veselit të përfaqësuar nga avokati Rodney Dixon.