Arifi: Shtimi i trupave të KFOR mbi Urën e Ibrit, aspak rutinore, mesazh për Kurtin!

Policia e Kosovës zhvilloi dje një aksion në Veri të vendit për mbylljen e institucioneve paralele. Ky veprim u pasua me reagim të fortë ndërkombëtar . Të njëjtit deklaruar se veprimet e ndërmarra nga Qeveria ishin pa koordinim me aleatët . Një deklaratë e fortë erdhi edhe nga Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën, Jim […]

gusht 31, 2024 - 20:00
 0  5
Arifi: Shtimi i trupave të KFOR mbi Urën e Ibrit, aspak rutinore, mesazh për Kurtin!
arifi:-shtimi-i-trupave-te-kfor-mbi-uren-e-ibrit,-aspak-rutinore,-mesazh-per-kurtin!

arifi:-shtimi-i-trupave-te-kfor-mbi-uren-e-ibrit,-aspak-rutinore,-mesazh-per-kurtin!

Policia e Kosovës zhvilloi dje një aksion në Veri të vendit për mbylljen e institucioneve paralele.

Ky veprim u pasua me reagim të fortë ndërkombëtar .

Të njëjtit deklaruar se veprimet e ndërmarra nga Qeveria ishin pa koordinim me aleatët .

Një deklaratë e fortë erdhi edhe nga Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën, Jim O’Brien.

Ai  i bëri thirrje kryeministri Kurti që të konsultohet në lidhje me veprimet që ndërmerr dhe të mos e ndikojë negativisht partneritetin Kosovë-SHBA.

“Siç e bëri të qartë ambasada e SHBA-së në Kosovë se SHBA-ja është e shqetësuar nga vazhdimi i veprimeve të pakoordinuara dhe provokuese të Qeverisë së Kosovës. Ne vlerësojmë punën e atyre, përfshirë EULEX-in dhe KFOR-in, të cilët parandalojnë dhunën dhe bëjnë thirrje për përmbajtje të vazhdueshme nga të gjithë të përfshirët dhe të prekurit. I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të konsultohen dhe të koordinohen me komunitetin ndërkombëtar dhe të ndërpresin veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”, ka shkruar ai.

E gjatë ditës së sotme u pa një shtim i forcave të KFOR mbi Urën e Ibrit.

Megjithëse pati deklarime se ishte një trajnim rutinor, kjo nuk po shihet njëjtë nga ish-diplomati, Avni Arifi.

Arifi tha  se shtimi i trupave të KFOR vjen pas zhvillimeve të djeshme dhe nuk është aspak rutinë.

Ai tha se ky është një mesazh për kryeministrin Kurti .

“Shtimi i trupave të KFOR-it vjen pas zhvillimeve të djeshme në Veri dhe reagimit të vendeve aleate. Sigurtë, nuk është rutinore dhe sigurtë është mesazh që besoj e kupton Kurti edhe pse po shihet qartë që atë dhe eksponentët e tij i ka kapluar ekzaltimi dhe euforia dhe asgjë nuk do të përfillin. E qartë që nuk ka partneritet as kordinim qeveria e Kosovës me vendet aleate dhe vështirë të besohet në ndërtim të një raporti të besimit reciprok” tha Arifi per Blic.

Ish-diplomati, Arifi, tha se ajo çfarë dihet tani sigurtë është se Kosova do të përballet me periudha të vështira.

“Krejt cka dihet sigurtë është se Kosova do të përballet me periudha të vështira në të cilat Kosova i ka dy mungesa serioze. Mungon urtësia politike dhe mungon pjekuria e Kosovës me u përgjegj në pyetjen prej nga po vjen dhe ku po don me shku” tha Arifi.