Arrestimi i ish-asistentit të Kurtit, Përparim Rama demanton VV’në: Dezinformatë, hyrja në zonën e tifozëve ka qenë falas

Përparim Rama ka reaguar pasi asambleisti i VV’së në Prishtinë, Arianit Beqiri, u arrestua pasi, siç tha ai, protestoi kundër pagesës për të parë ndeshjen e Kombëtares. Rama ka thënë se hyrja në Fan Zone ka qenë falas dhe se akuzat për një hyrje me pagesë janë të pasakta. Sipas të parit të Prishtinës këto […]

qershor 25, 2024 - 14:01
 0  14
Arrestimi i ish-asistentit të Kurtit, Përparim Rama demanton VV’në: Dezinformatë, hyrja në zonën e tifozëve ka qenë falas
arrestimi-i-ish-asistentit-te-kurtit,-perparim-rama-demanton-vv’ne:-dezinformate,-hyrja-ne-zonen-e-tifozeve-ka-qene-falas

arrestimi-i-ish-asistentit-te-kurtit,-perparim-rama-demanton-vv’ne:-dezinformate,-hyrja-ne-zonen-e-tifozeve-ka-qene-falas

Përparim Rama ka reaguar pasi asambleisti i VV’së në Prishtinë, Arianit Beqiri, u arrestua pasi, siç tha ai, protestoi kundër pagesës për të parë ndeshjen e Kombëtares.

Rama ka thënë se hyrja në Fan Zone ka qenë falas dhe se akuzat për një hyrje me pagesë janë të pasakta.

Sipas të parit të Prishtinës këto akuza paraqesin përpjekje për dezinformim të qëllimshëm të opinionit publik.

Ai shtoi se akuzat po bëhen me synimin për të dëmtuar imazhin e strukturave përgjegjëse dhe gjithë institucionin publik, përfshirë edhe atë.

“Për të mundësuar përjetimin e lojërave të Kampionatit Evropian në Kryeqytet, Komuna e Prishtinës në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi dhe në interes të qytetarëve të kryeqytetit ka dhënë miratimin që kjo të bëhet në Fan Zone në sheshin “Xhorxh Bush”. Konfirmojmë se hyrja në Fan Zone ka qenë falas, sipas deklaratave zyrtare të organizatorit. Akuzat për një hyrje me pagesë janë të pasakta dhe paraqesin një përpjekje për dezinformim të qëllimshëm të opinionit publik, me synimin e qartë për të dëmtuar imazhin e strukturave përgjegjëse dhe gjithë institucionin publik, përfshirë mua.”

Ish asistenti i Kurtit, Arianit Beqiri, është liruar mbrëmë dhe më pas ka bërë një reagim.

“Sot, për ta parë ndeshjen e Kombëtarës, në shesh, duhej të paguheshin 20 euro. Ne protestuam kundër kësaj. U arrestuam, tash u liruam. Hapësira Publike do të mbrohet gjithmonë, në çdo mënyrë, me çdo kusht.”