Arrestimi i sotëm i dy shtetasve të Kosovës për spiunazh, BIA serbe del me reagim

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi u arrestuan sot nga autoritetet e Republikës së Kosovës nën dyshimin për spiunazh me Agjencinë për Siguri dhe Informim (BIA). Lidhur me dy arrestimet është deklaruar BIA në një komunikatë për media duke mohuar “çdo marrëdhënie bashkëpunimi me Agjencinë”. “Agjencia për Siguri dhe Informim( BIA) mohon me vendosmëri të gjitha […]

qershor 6, 2024 - 05:01
 0  6
Arrestimi i sotëm i dy shtetasve të Kosovës për spiunazh, BIA serbe del me reagim
arrestimi-i-sotem-i-dy-shtetasve-te-kosoves-per-spiunazh,-bia-serbe-del-me-reagim

arrestimi-i-sotem-i-dy-shtetasve-te-kosoves-per-spiunazh,-bia-serbe-del-me-reagim

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi u arrestuan sot nga autoritetet e Republikës së Kosovës nën dyshimin për spiunazh me Agjencinë për Siguri dhe Informim (BIA).

Lidhur me dy arrestimet është deklaruar BIA në një komunikatë për media duke mohuar “çdo marrëdhënie bashkëpunimi me Agjencinë”.

“Agjencia për Siguri dhe Informim( BIA) mohon me vendosmëri të gjitha përpjekjet për përhapjen e lajmeve të rreme nga institucionet e përkohshme shqiptare në Kosovë e Metohi, se dy persona me iniciale B.SH dhe M.Q., dhe të cilët u arrestuan sot në Ferizaj për akuzën e kryerjes së veprës penale të spiunazhit kanë qenë në çfarëdo marrëdhënie bashkëpunimi me Agjencinë”, thuhet në reagimin e BIA-s.