Kurti: VV-ja në zgjedhjet e ardhshme do të dalë edhe më e fortë sesa në ato të 2021-ës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për mundësinë e zgjedhjeve të reja që është diskutuar muajin e fundit në Kosovë. Ai tha se prej momentit kur ka hyrë në vitin e fundit të mandatit të qeverisë, ka qenë i interesuar që të takohej me opozitën dhe ta diskutojnë muajin dhe stinën e zgjedhjeve. “Nuk […]
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për mundësinë e zgjedhjeve të reja që është diskutuar muajin e fundit në Kosovë.
Ai tha se prej momentit kur ka hyrë në vitin e fundit të mandatit të qeverisë, ka qenë i interesuar që të takohej me opozitën dhe ta diskutojnë muajin dhe stinën e zgjedhjeve.
“Nuk iu përgjigjën pozitivisht ftesës sime. Kryetari i PDK-së ka dhënë idenë për shpërndarje të kuvendit dhe nëse opozita do të ishte për, edhe VV-ja do të ishte për”.
“Për mua, në vitin e fundit të qeverisjes nuk ka rëndësi se në cilin muaj do të mbahen zgjedhjet, por në përgjithësi në Kosovë dihet se zgjedhjet mbahen ose në pranverë ose në vjeshtë”, tha Kurti në A2CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa, për sa i përket rezultateve të ardhshme zgjedhore, Kurti tha se VV-ja do të dalë edhe më mirë sesa në shkurtin e vitit 2021, ku i kishte marrë 50.2% të votave.
“Unë besoj që në zgjedhjet e ardhshme do të dalim edhe më të fortë se në ato që shkuan. Nuk e di se çfarë përqindjesh do të jenë, por do të dalim edhe më mirë sesa në shkurtin e vitit 2021”, tha Kurti.