Përplasje me policinë në sheshin ‘Willson’, Bardhi thirrje Ministrit të Brendshëm: Ndalni provokimet!
Kanë nisur përplasjet e para midis protestuesve dhe efektivëve të policisë në një prej pikave të protestës, sheshit ‘Willson’. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i pranishëm në këtë aks, i ka bërë një thirrje ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxhës. Bardhi është shprehur se nga policia ka provokime dhe po dhunojnë qytetarët në […]
Kanë nisur përplasjet e para midis protestuesve dhe efektivëve të policisë në një prej pikave të protestës, sheshit ‘Willson’.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i pranishëm në këtë aks, i ka bërë një thirrje ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxhës.
Bardhi është shprehur se nga policia ka provokime dhe po dhunojnë qytetarët në shkelje flagrante me ligjin.
Bardhi: Ka një provokoj të pajustifikuar nga ana e policisë, është duke dhunaur qytetarët në shkelje flagrante të ligjit. Është urdhër politik dhe kriminal. I bëj thirrje ministrit të brendshëm dhe drejtorit të policisë të ndalë menjëherë provokim ndaj protestuesve, qytetarëve dhe të garantojë të drejtën për tubim paqësor.