Arrestohen 3 persona për shkak të lëndëve narkotike
Më datë 06 nëntor 2025, rreth orës 21:00, në rrugën “Mara Ugrinova” në Gostivar, para një objekti hotelerik, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar kanë realizuar një aksion kontrolli, ku janë arrestuar tre persona: I.R. (25) nga Shkupi, H.B. (18) nga Republika e Serbisë, dhe një 16-vjeçar i mitur, gjithashtu nga Republika e Serbisë. Gjatë kontrollit, […]
Më datë 06 nëntor 2025, rreth orës 21:00, në rrugën “Mara Ugrinova” në Gostivar, para një objekti hotelerik, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar kanë realizuar një aksion kontrolli, ku janë arrestuar tre persona:
I.R. (25) nga Shkupi,
H.B. (18) nga Republika e Serbisë,
dhe një 16-vjeçar i mitur, gjithashtu nga Republika e Serbisë.
Gjatë kontrollit, tek të arrestuarit është gjetur lëndë bimore e gjelbër, e dyshuar si substancë narkotike.
Të tre personat janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihen parashtresat përkatëse.TS