Kryetari i Shkupit: I larguam 371 persona që nuk shkonin fare në punë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgievski, njoftoi mbrëmë se gjithsej 371 persona janë larguar nga puna nga ndërmarrjet publike, të cilët ose nuk kanë shkuar në punë ose kanë abuzuar me vendet e tyre të punës, ndërsa e gjithë kjo është paguar me mjete të qytetarëve. Ai njoftoi se aktivitetet për zbulimin e abuzimeve […]

Nëntor 7, 2025 - 13:00
 0
Kryetari i Shkupit: I larguam 371 persona që nuk shkonin fare në punë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgievski, njoftoi mbrëmë se gjithsej 371 persona janë larguar nga puna nga ndërmarrjet publike, të cilët ose nuk kanë shkuar në punë ose kanë abuzuar me vendet e tyre të punës, ndërsa e gjithë kjo është paguar me mjete të qytetarëve. Ai njoftoi se aktivitetet për zbulimin e abuzimeve në ndërmarrjet publike të qytetit do të vazhdojnë në ditët në vijim, transmeton Portalb.mk.

Ai shtoi se mbrëmë ka marrë informacione për abuzime të tjera, siç theksoi ai, të mbështetura nga dokumente.

“Në periudhën e kaluar, janë marrë me qira automjete për pastrim në Higjienën Komunale dhe ato automjete janë paguar në emër të individëve për shërbime intelektuale, në vlerë prej 5 deri në 10 mijë euro, prandaj u bëj thirrje institucioneve përgjegjëse për këtë të përfshihen dhe të hetojnë çështjen. Unë njoftova se do të ketë llogaridhënie dhe audit, ndërsa sonte ju informoj se kemi indikacione serioze për shkelje të ligjeve, veçanërisht në Higjienën Komunale”, tha Gjorgievski para fillimit të aksionit për pastrimin e Qytetit të Shkupit.

Sa i përket të larguarve, ai shtoi se kanë keqpërdorur situatën, përkatësisht shumica prej tyre nuk kanë shkuar në punë edhe pse kanë marrë rrogë.

“Deri tani, janë larguar nga puna nga ndërmarrjet publike gjithsej 371 individë, të cilët ose nuk kanë shkuar në punë, kurse kanë marrë pagë ose sërish kanë kryer keqpërdorim të vendit të tyre të punës, kurse gjithë këtë e kanë paguar qytetarët. Këto aktivitete dhe kontrolle do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. Për të gjithë këtë do të informoheni. Në mënyrë shtesë ka një informacion që ka arritur sot te unë, e kompletuar me dokumente kurse ftoj që sonte që institucionet kompetente të veprojnë, dhe ajo është se kanë qenë të angazhuar automjete gjatë periudhës paraprake për pastrim në Higjienën Komunale dhe të njëjtat vetura janë paguar në emër të personave fizik të cilët kanë marrë shërbime intelektuale në vlerë prej 5 deri në 10 mijë euro. Ftoj të përfshihen institucionet përgjegjëse dhe kompetente për këtë dhe ta hetojnë punën. Unë paralajmërova se do të ketë përgjegjësi dhe revizion dhe ja, që sonte, praktikisht, ju informoj edhe ju se tashmë kemi dyshime serioze për shkeljen e ligjeve, veçanërisht në Higjienën Komunale. Në ditët e ardhshme do të shohim se si është gjendja edhe në ndërmarrjet tjera publike”, tha Gjeorgjievski.

Dhe ndërsa Shkupi mbytej në mbeturina për javë të tëra, pushteti dhe opozita vazhdonin ritualin e akuzave – njëra palë thoshte se mungonin makinat e pastrimit, tjetra se mungonte vullneti politik. Por sapo erdhi Gjorgjievski, për çudi, gjithçka nisi të funksionojë si me shkop magjik. Kamionët e pastrimit dolën në terren, mbeturinat u zhdukën dhe qyteti filloi të marrë frymë. Për shumëkënd, kjo u interpretua më shumë si skenar i përgatitur me kujdes-një teatër i tërë, vetëm që Gjorgjievski të shkëlqente në skenën e tij të parë publike si “shpëtimtari” i Shkupit.

Problemi i kushteve johigjienike në qytet u përshkallëzua në mes të zgjedhjeve lokale në Maqedoni.

Lidhur me problemin me mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave komunale në territorin e Qytetit të Shkupit, Qeveria i ngarkoi inspektoratet kompetente, së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), të fillojnë inspektim të jashtëzakonshëm të koordinuar për të përcaktuar situatën me mbeturinat komunale, dhe me qëllim të ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve përkatëse.

Në vazhdën e kësaj situate, u arrestuan edhe ish-drejtorët e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale.

Ata dyshohen se kanë kryer vepër penale të rrezikimit të mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina, sepse kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Mbeturinave dhe aktivitetin themelor të kompanisë për mbledhjen dhe transportimin e rregullt të mbeturinave komunale në territorin e Qytetit të Shkupit.