Berisha u shpall “luftë” partive të reja: Janë patericë e Ramës, futën familjarët e tyre në listat e kandidatëve për deputetë

Për herë të parë kreu i PD Sali Berisha, komentoi listat e partive të reja në garën e 11 Majit duke thënë se listat e mbyllura të ishin të frikshme, dhe se përfshinin aty familjarë të tyre. “Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që quhen të reja gjoja, por që janë paterica të Edi […]

Mars 22, 2025 - 21:00
 0  4
Berisha u shpall “luftë” partive të reja: Janë patericë e Ramës, futën familjarët e tyre në listat e kandidatëve për deputetë

Për herë të parë kreu i PD Sali Berisha, komentoi listat e partive të reja në garën e 11 Majit duke thënë se listat e mbyllura të ishin të frikshme, dhe se përfshinin aty familjarë të tyre.

“Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që quhen të reja gjoja, por që janë paterica të Edi Ramës, kur pashë që futën familjarët e tyre në listat e mbyllura. Nga dy dhe tre familjare në listat e mbyllura.

Imagjinoni ju një qeveri të tyre, do ishte një qeveri me familjare. Do bënin atë që bën Edi Rama sot që ndan paratë me baxhanakun, ndan pronat me vëllain, ndan shuma me familjarët e vet.

Këto janë origjina e tmerrshme e korrupsionit. Sikundër ministrat, me ligj nuk do mund të merren në asnjë mënyrë me prokurimet publike dhe koncesionet. Nuk janë marrë. Dhe kjo i bën ata syçelët ndaj korrupsionit në ministritë e tyre. Do institucionalizohen dhe forma të tjera. Do bëhet një audit i përgjithshëm i vjedhjeve 12-vjeçare në mënyrë që të gjenden fondet ku kanë shkuar, t’u kthehen paratë shqiptarëve, por në mënyrë që edhe e shkuara të mos përsëritet më”, tha ai.