Arrestohet kërcënuesi i gazetarit Vehbi Kajtazi

Policia e Kosovës ka arrestuar sot (e mërkurë) gjatë mbrëmjes kërcënuesin e gazetarit Vehbi Kajtazi, Driton Dobruna. Dobruna e kishte kërcënuar gazetarin Kajtazi se do ta lyente e do ta digjte me benzinë dhe se të dy do të shkonin në ferr. Pas këtyre kërcënimeve ka reaguar edhe Asosacioni i Gazetarëve të Kosovës duke kërkuar

tetor 10, 2024 - 09:00
 0  4
Arrestohet kërcënuesi i gazetarit Vehbi Kajtazi
arrestohet-kercenuesi-i-gazetarit-vehbi-kajtazi

arrestohet-kercenuesi-i-gazetarit-vehbi-kajtazi

Policia e Kosovës ka arrestuar sot (e mërkurë) gjatë mbrëmjes kërcënuesin e gazetarit Vehbi Kajtazi, Driton Dobruna.

Dobruna e kishte kërcënuar gazetarin Kajtazi se do ta lyente e do ta digjte me benzinë dhe se të dy do të shkonin në ferr.

Pas këtyre kërcënimeve ka reaguar edhe Asosacioni i Gazetarëve të Kosovës duke kërkuar reagim të menjëhershëm nga organet e rendit.

Sipas burimeve të Paparacit, Dobruna është dërguar në mbajtje për 48 orë.