Osmani e Kurti shtrëngojnë duart në ceremoninë e ndërrimit të komandantit të KFOR-it

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti sot morën pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR-it. Dy krerët e shtetit u panë duke u përshëndetur mes veti dhe të dy ishin të ulur në të njëjtin rresht. Kjo vjen në një kohë kur raportet e tyre janë

tetor 11, 2024 - 15:00
 0  5
Osmani e Kurti shtrëngojnë duart në ceremoninë e ndërrimit të komandantit të KFOR-it
osmani-e-kurti-shtrengojne-duart-ne-ceremonine-e-nderrimit-te-komandantit-te-kfor-it

osmani-e-kurti-shtrengojne-duart-ne-ceremonine-e-nderrimit-te-komandantit-te-kfor-it

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti sot morën pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR-it.

Dy krerët e shtetit u panë duke u përshëndetur mes veti dhe të dy ishin të ulur në të njëjtin rresht. Kjo vjen në një kohë kur raportet e tyre janë ftohur me presidenten që publikisht kishte se nuk po konsultohet nga Qeveria për çështje me interes për vendin. Osmani kishte thënë edhe se “nuk më heqin qafe”, duke iu referuar Kurtit.

Kjo ceremoni e ndërrimit të komandës u mbajt në shtabin e KFOR-it në Prishtinë ku komandanti i deritanishëm i KFOR-it, Gjeneral Majori Özkan Ulutas bëri kalimin e detyrës zyrtare te Gjeneral Majori Enrico Barduani.

Këtë javë kryeministri Kurti e kishte mirëpritur komandantin e KFOR-it Ulutas edhe në një takim lamtumirës.

Gjeneral Majori Enrico Barduani është oficeri i 14-të italian që merr komandën dhe do të jetë komandanti i 29-të i KFOR-it.