Arrestohet një shtetase e huaj në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet për pasaportë të falsifikuar

Një shtetase e huaj ka përfunduar në pranga në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nën dyshimin se ka tentuar të kalojë kontrollin kufitar me dokument udhëtimi të falsifikuar. Sipas njoftimit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja është regjistruar më 4 prill 2026, rreth orës 18:45, në pjesën e daljes së aeroportit. Autoritetet kanë bërë

Prill 5, 2026 - 11:30
Arrestohet një shtetase e huaj në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet për pasaportë të falsifikuar
arrestohet-nje-shtetase-e-huaj-ne-aeroportin-e-prishtines,-dyshohet-per-pasaporte-te-falsifikuar

arrestohet-nje-shtetase-e-huaj-ne-aeroportin-e-prishtines,-dyshohet-per-pasaporte-te-falsifikuar

Një shtetase e huaj ka përfunduar në pranga në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nën dyshimin se ka tentuar të kalojë kontrollin kufitar me dokument udhëtimi të falsifikuar.

Sipas njoftimit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja është regjistruar më 4 prill 2026, rreth orës 18:45, në pjesën e daljes së aeroportit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se pasaporta e dyshuar si e falsifikuar është sekuestruar, ndërsa e dyshuara është arrestuar. Me urdhër të prokurorit, ajo është dërguar në mbajtje.