Artan Abrashi: Do të dyfishojmë investimet në blegtori dhe bujqësi në Prizren

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka shpallur planin e tij për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale në komunë, duke e cilësuar këtë sektor si një nga prioritetet kryesore të qeverisjes së ardhshme lokale. Në një postim në rrjete sociale, Abrashi ka theksuar se Prizreni që ai dëshiron të ndërtojë

tetor 6, 2025 - 12:00
 0
Artan Abrashi: Do të dyfishojmë investimet në blegtori dhe bujqësi në Prizren
Artan Abrashi: Do të dyfishojmë investimet në blegtori dhe bujqësi në Prizren

Artan Abrashi: Do të dyfishojmë investimet në blegtori dhe bujqësi në Prizren

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka shpallur planin e tij për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale në komunë, duke e cilësuar këtë sektor si një nga prioritetet kryesore të qeverisjes së ardhshme lokale.

Në një postim në rrjete sociale, Abrashi ka theksuar se Prizreni që ai dëshiron të ndërtojë është “qyteti i bujqësisë dhe zhvillimit rural”, ku fermerët do të kenë mbështetje të vazhdueshme dhe kushte më të mira pune.

“Do të dyfishojmë investimet në bujqësi e blegtori, do të modernizojmë fermat me teknologji të reja, do të hapim ‘Tregun e Bujqve’ brenda 100 ditëve dhe do të mbështesim fermerët me subvencione e tregje për produktet e tyre,” ka deklaruar Abrashi.

Ai ka shtuar se kujdesi do të shtrihet edhe për qentë endacakë, përmes krijimit të një strehimoreje dhe ofrimit të shërbimeve profesionale.

Sipas tij, ky është një hap drejt ndërtimit të një Prizreni më të qëndrueshëm dhe më të zhvilluar ekonomikisht.