Shpejtim Bulliqi: Siboci me mbështetje të fuqishme për zhvillimin e Podujevës

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, mbrëmë ka mbajtur një tubim me banorët e fshatit Siboc, ku është theksuar mbështetja për punën dhe vizionin e tij për zhvillimin e komunës. Në një postim në rrjete sociale, Bulliqi ka deklaruar se gjatë takimit është dëshmuar përkrahja e fuqishme nga banorët e kësaj ane, të cilët

tetor 6, 2025 - 12:00
 0
Shpejtim Bulliqi: Siboci me mbështetje të fuqishme për zhvillimin e Podujevës
Shpejtim Bulliqi: Siboci me mbështetje të fuqishme për zhvillimin e Podujevës

Shpejtim Bulliqi: Siboci me mbështetje të fuqishme për zhvillimin e Podujevës

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, mbrëmë ka mbajtur një tubim me banorët e fshatit Siboc, ku është theksuar mbështetja për punën dhe vizionin e tij për zhvillimin e komunës.

Në një postim në rrjete sociale, Bulliqi ka deklaruar se gjatë takimit është dëshmuar përkrahja e fuqishme nga banorët e kësaj ane, të cilët, sipas tij, kanë qenë dëshmitarë të ndryshimeve të prekshme në fusha të ndryshme.

“Banorët e Sibocit ishin dëshmitarë të ndryshimeve të prekshme gjatë këtyre viteve në infrastrukturë, arsim, bujqësi e çdo fushë tjetër që prek drejtpërdrejt jetën e tyre. Kjo mbështetje e madhe na jep forcë që të vazhdojmë me projekte edhe më të mëdha në mandatin e ardhshëm. Jemi bashkë me Sibocin për Podujevën tonë,” ka shkruar Bulliqi.