Kanoset nga bashkëshorti, gruaja merr tre fëmijët ikën në strehimore

Një nënë bashkë me tre fëmijët e saj të vegjël ka gjetur strehë në një strehimore të Gjakovës. Sipas policisë, gruaja u kanos nga bashkëshorti, i cili dyshohet se në momentin e aktit, ishte në gjendje të dehur. Ndryshe, me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

shtator 21, 2025 - 12:00
 0
Kanoset nga bashkëshorti, gruaja merr tre fëmijët ikën në strehimore
Kanoset nga bashkëshorti, gruaja merr tre fëmijët ikën në strehimore

Kanoset nga bashkëshorti, gruaja merr tre fëmijët ikën në strehimore

Një nënë bashkë me tre fëmijët e saj të vegjël ka gjetur strehë në një strehimore të Gjakovës.

Sipas policisë, gruaja u kanos nga bashkëshorti, i cili dyshohet se në momentin e aktit, ishte në gjendje të dehur.

Ndryshe, me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte kanosur bashkëshorten e tij viktimën f/k. Si pasojë e kanosjes viktima së bashku me tre fëmijët e vegjël ishte larguar nga shtëpia dhe është strehuar në strehimore. Me aktvendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK-së.