Artan Abrashi njofton fillimin e punimeve në rrugën Korishë–Kabash: Do të ndikojë në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka njoftuar se rruga Korishë–Kabash, një projekt i rëndësishëm lidhur me rrugën R118 në drejtim të Brezovicës, është gati për fillimin e punimeve. Abrashi tha se procedura e shpronësimit është përfunduar dhe procedura e prokurimit ka nisur, duke shtuar se së shpejti do të përfundojë kontraktimi dhe do

tetor 5, 2025 - 19:30
 0
Artan Abrashi njofton fillimin e punimeve në rrugën Korishë–Kabash: Do të ndikojë në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë
Artan Abrashi njofton fillimin e punimeve në rrugën Korishë–Kabash: Do të ndikojë në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë

Artan Abrashi njofton fillimin e punimeve në rrugën Korishë–Kabash: Do të ndikojë në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka njoftuar se rruga Korishë–Kabash, një projekt i rëndësishëm lidhur me rrugën R118 në drejtim të Brezovicës, është gati për fillimin e punimeve.

Abrashi tha se procedura e shpronësimit është përfunduar dhe procedura e prokurimit ka nisur, duke shtuar se së shpejti do të përfundojë kontraktimi dhe do të fillojnë punimet.

“Rruga Korishë–Kabash ka qenë kërkesë e imja dhe e mikut tim Arbërit. Urime Korishës dhe Prizrenit! Ashtu si projektet e tjera, edhe ky do të ketë ndikim të madh në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale,” tha Abrashi.

Projekti pritet të përmirësojë lidhjet rrugore dhe të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës.