Artan Grubi dhe Enver Bexheti në listën e zezë, reagime nga ambasadorja amerikane dhe politikanët vendor!

Departamenti i Shtetit Amerikan ka publikuar së fundmi listën e zezë. Nga Maqedonia e Veriut duke shtuar  Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministër nga radhët e BDI-së. Gjithashtu, në listën e zezë është The post Artan Grubi dhe Enver Bexheti në listën e zezë, reagime nga ambasadorja amerikane dhe politikanët vendor! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 10, 2024 - 01:00
 0  5
Artan Grubi dhe Enver Bexheti në listën e zezë, reagime nga ambasadorja amerikane dhe politikanët vendor!

Departamenti i Shtetit Amerikan ka publikuar së fundmi listën e zezë. Nga Maqedonia e Veriut duke shtuar  Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministër nga radhët e BDI-së. Gjithashtu, në listën e zezë është përfshirë edhe Enver Bexheti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Maqedonisë së Veriut.

“Në bazë të nenit 7031(c), Departamenti i Shtetit cakton publikisht Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për përfshirjen e tyre në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijallkov, drejtor i Drejtorisë për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi. Mijallkov u caktua në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm sipas nenit 7031(c), dhe OFAC e sanksionoi atë në përputhje me E.O. 14033. Në kuadër të këtij aksioni janë caktuar edhe anëtarët e ngushtë të familjes së Grubit”, bëjnë të ditur nga Departamenti i Shtetit.

Ish zëvendëskryeministri Artan Grubi është deklaruar pasi emri i tij është parë të jetë përfshirë në Listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Grubi thotë se ky informacion, të cilin e mori nga mediat, e prek drejtpërdrejt dhe personalisht.

Thotë se do të angazhohet për ta zbardhur këtë çështje dhe se transparenca dhe përkushtimi ndaj vlerave demokratike do të jenë shtyllë e veprimit të tij.

“Në mungesë të informacionit të detajuar, u njoha nga mediat për vendimin e sotëm të Departamentit të Shtetit. Si një person që jetën time publike ia kam kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore dhe që gjithmonë kam punuar me përkushtim për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian, ky vendim më prek drejtpërdrejt dhe personalisht.

Do të angazhohem me gjithë përkushtimin dhe maksimalisht, së bashku me miqtë dhe partnerët tanë, me të cilët kemi ndarë vizionin dhe punuar ndër vite për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, për të zbardhur plotësisht këtë çështje. Transparenca dhe përkushtimi ndaj vlerave demokratike do të vazhdojnë të jenë shtylla kryesore e çdo veprimi tim”, shkroi Grubi.

Edhe ambasadorja e SHBA-ve, Angela Ageler është deklaruar pasi SHBA ka futur Artan Grubin dhe Enver Bexhetin në Listën e Zezë.

“Emërimi i sotëm i Artan Grubit dhe Enver Bexhetit është dëshmi se ndërhyrja politike në gjyqësor nuk mund dhe nuk do të tolerohet. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të emërtojnë ata që përfshihen në korrupsion të konsiderueshëm që minon institucionet demokratike dhe gërryen besimin publik. Askush nuk është mbi ligjin dhe llogaridhënia është thelbësore për përparimin”, shkroi Ageler.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela e ka përshëndetuar vendimin e fundit të departamentit të shtetit amerikan në të cilin futi në listën e zezë ish zv/kryeministrin e vendit Artan Grubin.

“Aleanca për Shqiptarët në vazhdimësi ka qenë një prej aktorëve politik që ka dënuar dhe denoncuar publikisht lidhjet e gjyqësorit me politikën dhe oligarkinë andaj edhe sot përshëndesim vendimin e fundit të SHBA-ve, partnerit më të rëndësishëm strategjik të RMV dhe popullit shqiptar. Lufta kundër korrupsionit shënon një hap të rëndsishëm në sendërtimin e shtetit të së drejtës dhe ardhmërisë sonë. Ftojmë të apostrofuarit, të tërhiqën nga jeta institucionale dhe politike, e si qytetarë të lirë të përballen me akuza”, shton Sela

Sipas tij, përgjegjësia individuale është gurthemeli i një shteti modern, i paanshëm dhe demokratik.

“Aleanca për Shqiptarët dhe unë si kryetar i saj, mbetemi një partner i besueshëm dhe besnik i SHBA-ve, duke ndarë vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës”, përfundon Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët.

The post Artan Grubi dhe Enver Bexheti në listën e zezë, reagime nga ambasadorja amerikane dhe politikanët vendor! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .