ASH: Provimi i jurisprudencës të mbahet 100% në shqip, jo zgjidhje gjysmake!

Aleanca për Shqiptarët kërkon që provimi i jurisprudencës të mbahet tërësisht në gjuhën shqipe, si në pjesën teorike, ashtu edhe në atë praktike. Nga ASH kritikojnë kryeministrin Mickoski për propozimin që pjesa praktike të vazhdojë vetëm n...

Nëntor 9, 2026 - 20:30
ASH: Provimi i jurisprudencës të mbahet 100% në shqip, jo zgjidhje gjysmake!

Aleanca për Shqiptarët kërkon që provimi i jurisprudencës të mbahet tërësisht në gjuhën shqipe, si në pjesën teorike, ashtu edhe në atë praktike.

Nga ASH kritikojnë kryeministrin Mickoski për propozimin që pjesa praktike të vazhdojë vetëm në maqedonisht, ndërsa akuzojnë VLEN-in për mosrealizimin e premtimit ndaj studentëve shqiptarë.

Partia kërkon ndryshime urgjente ligjore, afate konkrete dhe përgjegjësi nga Ministria e Drejtësisë dhe VLEN-i. Kërkesë të njëjtë parashtrojnë edhe për provimet e noterisë dhe përmbaruesve.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.