ASH-Taravari: Vendimi i Gjykatës që tenton t’ia dhuron BDI-së ASH-në, shembull i kapjes së drejtësisë!

Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Tetovë për përkatësinë e partisë, ka reaguar ASH-ja e Arben Taravarit, shkruan Flaka Sipas subjektit, ky është një akt i pastër i gjyqësorit partiak, The post ASH-Taravari: Vendimi i Gjykatës që tenton t’ia dhuron BDI-së ASH-në, shembull i kapjes së drejtësisë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 12, 2025 - 16:00
 0  5
ASH-Taravari: Vendimi i Gjykatës që tenton t’ia dhuron BDI-së ASH-në, shembull  i kapjes së drejtësisë!

Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Tetovë për përkatësinë e partisë, ka reaguar ASH-ja e Arben Taravarit, shkruan Flaka

Sipas subjektit, ky është një akt i pastër i gjyqësorit partiak, i cili përpiqet të manipulojë vullnetin e qytetarëve dhe të shndërrojë një parti politike në plaçkë lufte për Ali Ahmetin.

”Dërgojmë një mesazh të qartë për gjykatësin Ilir Rexhepi dhe klanin e Ziadin Selës: përpjekja juaj për të kontrabanduar Aleancën për Shqiptarët është e dështuar! ASH është e popullit, e anëtarësisë dhe e njerëzve me dinjitet, që nuk shiten për një grusht privilegjesh, sikurse ju.

“Që nga themelimi, ideali i Aleancës për Shqiptarët ka qenë përmbysja e regjimit kriminal të Ali Ahmetit, i cili për motive korruptive ka dëmtuar rëndë interesat e shqiptarëve. Këtë amanet të shenjtë e ka çuar deri në fund lideri i ASH-së, Arben Taravari, i cili me përgjegjësi të plotë ka marrë mbi supe barrën e përfaqësimit dinjitoz të shqiptarëve në qeverisje. Vendimi skandaloz i gjykatësit Rexhepi do të bie përsëri në Gjykatën e Apelit. Deri në një vendim përfundimtar, që do të vendosë drejtësinë në vend, lëmë Selën dhe klikën e tij të vetëkënaqen me vulat imagjinare të gjykatësit Rexhepi. Për gjendjen në drejtës, flasin vetë qytetarët dhe organizatat ndërkombëtare”, thonë nga kampi i Taravarit.

Vetëm 2% e qytetarëve, thonë nga atje, i besojnë sistemit gjyqësor, ndërsa raporti i djeshëm i Transparency International kritikon ashpër ndryshimet skandaloze të Kodit Penal, të cilat mundësuan amnistimin e qindra ish-funksionarëve të regjimit Gruevski-Ahmeti.

“Ky vendim politik i gjykatësit Rexhepi na motivon edhe më shumë për të ndërmarrë reforma të thella në drejtësi. Nismat për shkarkimin e Kryeprokurorit dhe pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor janë hapa të rëndësishëm për vendosjen e shtetit të së drejtës dhe intensifikimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Ndaj gjykatësit Rexhepi do ngrihet procedure për llogaridhënie. Drejtësia nuk do të mbetet peng i pazareve politike”, përfundon reagimi. Flaka

The post ASH-Taravari: Vendimi i Gjykatës që tenton t’ia dhuron BDI-së ASH-në, shembull i kapjes së drejtësisë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .