Autobusët e Tetovës nga sot do të qarkullojnë sipas orarit të rregullt
Autobusët e Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport” nga sot kanë filluar të qarkullojnë sipas orarit të rregullt, transmeton Portalb.mk. “Nga 01.04.2025 (e martë), rikthehet në fuqi regjimi dimëror i qarkullimit të autobusëve të NP “Tetova Transport” – Tetovë”, informuan nga ndërmarrja. Ky është orari që ka qenë i vlefshëm para ndryshimit të bërë për muajin e […]


Autobusët e Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport” nga sot kanë filluar të qarkullojnë sipas orarit të rregullt, transmeton Portalb.mk.
“Nga 01.04.2025 (e martë), rikthehet në fuqi regjimi dimëror i qarkullimit të autobusëve të NP “Tetova Transport” – Tetovë”, informuan nga ndërmarrja.
Ky është orari që ka qenë i vlefshëm para ndryshimit të bërë për muajin e Ramazanit.
Oraret gjenden në nënstacionet e autobusëve, të njëjtat i gjeni duke klikuar edhe KËTU.
Aktualisht janë katër linja të autobusëve që qarkullojnë. Linja 1 ( UEJL – Pallma Mall –UEJL), Linja 1/A (UEJL – Pallma Mall -UEJL ), Linja 2 ( UEJL – F. Xhepçisht – UEJL ) dhe Linja 3 (Reçicë e Madhe – Gjimnazi “7 Marsi”– Reçicë e Madhe dhe Reçicë e Madhe – Pallma Mall – Reçicë e Madhe).
Ndërmarrja Publike “Tetova Transport”- Tetovë është e themeluar me vendim të Këshillit të Komunës së Tetovës me 30.09.2019. Ndërmarrja funksionon që nga viti 2021 me disa ndërprerje. Transporti Publik prej 30 majit 2022 u riaktivizua dhe funksionon pa ndërprerje deri më tani.
Ndërmarrja e transportit publik në Tetovë ka pesë autobusë të cilët janë blerë me kredi prej 1.2 milion eurove nga Banka Botërore, të cilën e ka marrë Komuna e Tetovës, e cila do të paguhet për 13 vite, me normë interesi prej 3%.