Kallëzim penal për policin nga Maqedonia e Veriut i cili zbuloi sekret zyrtar 

Ministria e Punëve të  Brendshme ka parashtruar kallëzim penal kundër një zyrtari policor i cili u ka zbuluar personave të tretë materiale zyrtare, raporton Portalb.mk.  Më datë 30.03.2025, pas informacioneve të marra paraprakisht për vepër të kryer penale “zbulimi i sekretit zyrtar” nga neni 360 i Kodit Penal, nga nëpunësit policorë të Departamentit për Kontroll […]

Prill 1, 2025 - 11:00
 0  4
Kallëzim penal për policin nga Maqedonia e Veriut i cili zbuloi sekret zyrtar 
Policia, MPB

Ministria e Punëve të  Brendshme ka parashtruar kallëzim penal kundër një zyrtari policor i cili u ka zbuluar personave të tretë materiale zyrtare, raporton Portalb.mk

Më datë 30.03.2025, pas informacioneve të marra paraprakisht për vepër të kryer penale “zbulimi i sekretit zyrtar” nga neni 360 i Kodit Penal, nga nëpunësit policorë të Departamentit për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale, në koordinim me PTHP NKOK, është kryer një aksion i koordinuar policor dhe janë kryer veprime hetimore për bastisje të banesave, automjeteve dhe personave në zonën e SPB Veles. 

“Gjatë zbatimit të aksionit policor dhe masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, në parkingun përballë një hoteli në Veles, A.S., në automjetin e tipit BMW janë gjetur A.S., nëpunës policor në Departamentin për mbrojtje të personave dhe objekteve të caktuara dhe B.K., ndërsa gjatë kontrollit në automjet, personave iu gjet një çantë shpine me materiale zyrtare të MPB-së dhe personave u janë sekuestruar celularët, më pas janë privuar nga liria”, informoi MPB. 

Në kuadër të operacionit janë kryer kontrolle shtesë në disa lokacione, gjatë të cilave janë gjetur dhe sekuestruar pajisje elektronike, dokumente zyrtare dhe sende të tjera të rëndësishme për hetimin. 

“Gjithashtu, nga masat dhe aktivitetet e ndërmarra gjatë procesit të kontrollit, DKBHKSP ka konstatuar se nëpunësi policor ka vepruar në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore të MPB-së, ku në mënyrë të paautorizuar ka poseduar materiale zyrtare, zbulimin e tyre personave të tretë jashtë ministrisë, me të cilat veprime ka kryer veprën penale nga neni 360 i Kodit Penal”, thanë nga MPB. 

Nga atje shtuan se nga DKBHKSP deri në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit  do të parashtrohet kallëzim penal kundër A.S., për veprën penale ,,Zbulimi i sekretit zyrtar’’ nga neni 360 i Kodit Penal.