AUV-ja do të kontrollojë pakot e Vitit të Ri, apel tek kompanitë që mos të manipulojnë me afatet e produkteve

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se inspektorët do të realizojnë kontroll të posaçëm për pakot e Vitit të Ri, pako me ushqim që zakonisht janë të destinuara për fëmijët, përcjell TV21. Nga AUV thonë se qytetarët mund të raportojnë parregullsi në numrin 0800 3 22 22, ose në e-mal: [email protected]. “Me qëllim të mbrojtjes së […]

dhjetor 11, 2024 - 14:00
 0  2
AUV-ja do të kontrollojë pakot e Vitit të Ri, apel tek kompanitë që mos të manipulojnë me afatet e produkteve

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se inspektorët do të realizojnë kontroll të posaçëm për pakot e Vitit të Ri, pako me ushqim që zakonisht janë të destinuara për fëmijët, përcjell TV21. Nga AUV thonë se qytetarët mund të raportojnë parregullsi në numrin 0800 3 22 22, ose në e-mal: [email protected].

“Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës më të re në mesin e konsumatorëve – fëmijëve, theksi me kontrollet do të vihet në pakot e Vitit të Ri dhe sigurinë e tyre. Si institucion përgjegjës për sigurinë ushqimore, mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe të drejtave të tyre si konsumator, AUV u bën apel operatorëve ushqimorë që të jenë kompani të përgjegjshme dhe të mos tentojnë të manipulojnë konsumatorët, veçanërisht me paketat e Vitit të Ri, në ambalazhet kolektive duke vendosur produkte të pasigurta. , kryesisht të me afat të skaduar. Qytetarët tashmë kanë alarmuar Agjencinë për raste të këtilla”, thonë nga AUV./tv21.tv