Dyshohen se e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me 3.3 milionë denarë, Policia ka ngritur padi ndaj dy policeve në pension
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy pensionisteve për shkak dyshimeve për kryerjen e veprës penale gjatë punës së tij në Ministrin për Punë të Brendshme, vepër e dënueshme në bazë të nenit 353 nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk. E akuzuara V.V. dyshohet se veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare” e […]


Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy pensionisteve për shkak dyshimeve për kryerjen e veprës penale gjatë punës së tij në Ministrin për Punë të Brendshme, vepër e dënueshme në bazë të nenit 353 nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk.
E akuzuara V.V. dyshohet se veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare” e ka kryer në kohën kur ishte “ndihmës drejtor” në Repartin për punë të përbashkëta dhe menaxhimin me resurset njerëzore në Biron për Siguri Nacionale në MPB. E akuzuar është edhe V.N., e cila në periudhën e njëjtë ka qenë “udhëheqëse” në sektorin e njëjtë me V.V.
Të dyshuarat akuzohen për punën e tyre gjatë vitit 2021 dhe 2022, pasi nuk e kane ekzekutuar vendimin e gjykatës përkatëse për ndërprerjen e kontratës për dy të punësuar në MPB. Për këtë arsye, të dyshuarat e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me 3 314 870 denarë.