Taravari: Stema dhe himni duhet të ndërrohen!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, në intervistën e fundit në TV Kanal5, ka folur rreth mundësisë së riorganizimit të shtetit dhe Kushtetutës. Taravari është shprehur se secili The post Taravari: Stema dhe himni duhet të ndërrohen! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 29, 2025 - 15:00
 0  4
Taravari: Stema dhe himni duhet të ndërrohen!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, në intervistën e fundit në TV Kanal5, ka folur rreth mundësisë së riorganizimit të shtetit dhe Kushtetutës. Taravari është shprehur se secili shtet duhet të organizohet sipas rrethanave aktuale në atë vend.

“Mendoj se në Maqedoni më mirë do të ishte të kishim 25 komuna, dhe jo 70 komuna siç i kemi tani. Ne duam ose jo, por nëse jemi duke ecur drejt BE-së, këto çështje duhet t’i mbyllim. Por komuna me 3.000-4.000 banorë nuk mendoj se janë funksionale. Sa i përket stemës, të gjithë vendet e ish-Jugosllavisë, e kanë ndërruar, vetëm Maqedonia nuk e ka ndërruar. E shoh se edhe te partitë politike ka gatishmëri për ndërrimin e stemës. Gjithashtu edhe 20 përqindëshi nga Kushtetuta duhet të hiqet”, u shpreh Taravari.

Taravari shtoi se sa i përket himnit ua len ekspertëve të vendosin se si duhet të ndërrohet, ndërsa për himnin dhe stemën, duhet të shihet se si është edhe interesi te partitë tjera dhe të vijnë në një përfundim më të mirë.

Taravari: Me Mickoskin kemi bashkëpunim të mirë, këtë javë takohemi

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, në intervistën e fundit në TV Kanal5, ka deklaruar se pa marrë parasysh se si do të rrjedhin situatat politike, gjatë kësaj jave do të takohet me kryeministrin Mickoski. Taravari tha se me Mickoskin njihen që nga viti 2017, kur ai ishte Sekretar i Përgjithshëm i partisë.

“Deri më tani kam përvojë të mirë të bashkëpunimit, pa marrë parasysh në cilën anë kemi qenë”, u shpreh Taravari.

Ai shtoi se kanë bashkëpunuar në dy cikle zgjedhore në zgjedhjet lokale.

Taravari: ASH-ja është e shtrirë në të gjithë vendin 

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, në intervistën e fundit në TV Kanal5, ka folur rreth rejtingut të ASH-së dhe partive të tjera në opinion. Ai tha se ASH-ja, sipas anketave të brendshme të partisë del partia më e madhe brenda VLEN-it. 

“Në tre anketat e ekzekutuara ASH-ja është partia më e madhe brenda koalicionit. Mirë është që ASH-ja, përkundër partive të tjera në VLEN, ka strukturë të mirë dhe të organizuar nga Likova deri në Strugë. Atje ku kërkohet vota shqiptare”, u shpreh Taravari. 

Sa u përket vulave, Taravari, tha se partinë nuk e bëjnë vulat, pasi edhe Menduh Thaçi, i ka vulat e partisë,  por sa ka mbështetje është çështje tjetër.

The post Taravari: Stema dhe himni duhet të ndërrohen! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .