Avokati i Grubit ka parashtruar ankesë për vendimin për paraburgim
Avokati i Artan Grubit, për të cilin është shpallur fletarrest ndërkombëtar për keqpërdorim të parave në “Lotarinë Shtetërore” ka parashtruar ankesë për vendimin për paraburgim, konfirmuan nga Gjykata Penale Shkup. Avokati i Artan Grubit, për të cilin është shpallur fletarrest ndërkombëtar për keqpërdorim të parave në “Lotarinë Shtetërore” ka parashtruar ankesë për vendimin për paraburgim, […]
Avokati i Artan Grubit, për të cilin është shpallur fletarrest ndërkombëtar për keqpërdorim të parave në “Lotarinë Shtetërore” ka parashtruar ankesë për vendimin për paraburgim, konfirmuan nga Gjykata Penale Shkup.
Avokati i Artan Grubit, për të cilin është shpallur fletarrest ndërkombëtar për keqpërdorim të parave në “Lotarinë Shtetërore” ka parashtruar ankesë për vendimin për paraburgim, konfirmuan nga Gjykata Penale Shkup.
Nga aty thonë se vendim do të merret në ditët në vijim.
Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur fletarreste ndërkombëtare për ish zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, të cilët akuzohen për keqpërdorim të rreth tetë milionë eurove në Lotarinë Shtetërore. Prokuroria Publike më parë njoftoi se do të kërkojë nga MPB që të shpallë fletarrest për Grubin dhe Bajramin, të cilëve gjykata penale u caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditëve, ndërsa të cilët për momentin janë të pakapshëm për organet e rendit.
Avokati Antonio Apostollski do ta përfaqësojë ish drejtorin e Lotarisë, Përparim Bajrami, në rastin për të cilin ai bashkë me ish zëvendëskryeministrin Grubi dhe edhe disa të tjerë dyshohet për keqpërdorim të rreth tetë milionë eurove në Lotari. Apostollski tha se Bajrami nuk ka ikur nga shteti por se tashmë disa muaj ai jeton jashtë vendit.
Kryeministri Hristian Mickoski lidhur me arratisjen e Artan Grubit, nga Brukseli porositi se me vetë atë që dikush ka ikur dhe nuk është i kapshëm për organet e rendit, ai vetëm konfirmon se është fajtor.
“Artan Grubi dhe të gjithë ata për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer krim, duhet nga ana e Prokurorisë të dëshmohet se janë fajtorë, ndërsa nga ana e gjykatave të caktohet masa në bazë të dëshmive dhe aktakuzës, ndërsa i akuzuari të dëshmojë në procedurë gjyqësore se nuk është fajtor. Kështu duhet të funksionojë. Me vetë faktin që ka ikur dhe nuk është i kapshëm për organet e rendit, ai vetëm konfirmon se është fajtor. Unë i kuptoj, nuk i arsyetoj porositë të cilat vijnë nga opozita, ndërsa ne mundemi vetëm me vepra t’i ndalim ato spekulime, tha kryeministri Hristian Mickoski në intervistë për RTM.
Më parë, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se nëpunësi i policisë, i cili e ka regjistruar Grubin kinse në këmbë e ka kaluar kufirin është suspenduar.
“Të gjitha provat që janë në drejtim të zbardhjes së rastit me daljen e personit që tani nuk është i kapshëm për organet e rendit dhe që duhet të përdoren në kuadër të kësaj procedure janë siguruar nga MPB, gjegjësisht MPB posedon një video incizim ku shihet qartë shkelje e ligjit dhe shkelje e procedurave standarde operative nga polici i cili në atë moment ka qenë në kuadër të policisë kufitare”, thekson Toshkovski në videon e publikuar në faqen e tij në Fejsbuk.
Shton se kundër të njëjtit ditën e ardhshme janë ndërmarrë të gjitha procedurat hetuese dhe në bazë të të njëjtave është dorëzuar njoftim deri në prokurorinë kompetente publike, ndërsa ajo është Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. “Gjatë ditës së sotme pas konsultimit me prokurorin kompetent publik do të përgatitet padi penale e cila ditën e ardhshme, gjegjësisht nesër do të dorëzohet në prokurorinë kompetente publike”, informon Toshkovski.