Avokati Skënder Musa: Kryeministri Kurti është i obliguar të paraqitet për të dhënë deklaratë në Prokurori

 Avokati Skënder Musa ka komentuar procedurat ligjore lidhur me ftesat e Prokurorisë që i ka dërguar Kurtit. Musa tha se edhe pse prokuroria nuk është e obliguar të diskutojë me palët për caktimin e afateve, mund të dakordohet me kryeministrin për këtë çështje, duke marrë parasysh statusin e tij.  “Kur t’i dërgohet ftesa e parë

Jan 19, 2025 - 13:00
 0  3
Avokati Skënder Musa: Kryeministri Kurti është i obliguar të paraqitet për të dhënë deklaratë në Prokurori
avokati-skender-musa:-kryeministri-kurti-eshte-i-obliguar-te-paraqitet-per-te-dhene-deklarate-ne-prokurori

avokati-skender-musa:-kryeministri-kurti-eshte-i-obliguar-te-paraqitet-per-te-dhene-deklarate-ne-prokurori


 Avokati Skënder Musa ka komentuar procedurat ligjore lidhur me ftesat e Prokurorisë që i ka dërguar Kurtit.

Musa tha se edhe pse prokuroria nuk është e obliguar të diskutojë me palët për caktimin e afateve, mund të dakordohet me kryeministrin për këtë çështje, duke marrë parasysh statusin e tij.

 “Kur t’i dërgohet ftesa e parë dhe arsyetohet ftesa e parë dhe munden të bisedojnë për me caktuar afatin e dytë mirëpo Prokuroria nuk është e obliguar të diskutojë me palë, por duke e marrë parasysh që është kryeministër mund të dakordohen lidhur me afatet për intervistim”.

Musa theksoi se çdo qytetar, përfshirë kryeministrin është i obliguar të paraqitet në afatet e caktuara nga prokurori.

“Ka afat ligjor por bie në diskrecionin e prokuroritë për ta caktuar afatin se kur me thirr se çdo afat që e cakton prokurori secili qytetarë i Kosovës është i obliguar me u paraqitë përfshirë kryeministrin, ministrat dhe çdo zyrtarë publikë”, tha ai për FrontOnline.

Avokati theksoi se kryeministri Kurti nuk lirohet nga përgjegjësia për t’u paraqitur dhe për të dhënë deklaratë në Prokurori.

“Nëse nuk paraqitën në afatin e caktuar, Prokuroria varësisht si e vlerëson ka drejtë me pru me forcë personin që nuk i përgjigjët ftesës së Prokurorisë. Kurti nuk lirohet nga përgjegjësia e ftesës dhe deklarimit”, shprehet Musa.