Bebe Rexha dhe Shoqja Edonë me ngjashmëri të frikshme

Në mesin e yjeve që shkëlqyen në tapetin e kuq të Met Gala 2025, një pamje tërhoqi vëmendjen e publikut ishte ajo e Bebe Rexhës. Këngëtarja me origjinë shqiptare mahniti me paraqitjen e saj glamuroze, por për shumë syresh, ajo solli një ndjesi dezhavu-je, një ngjashmëri e habitshme me gazetaren shqiptare të emisionit “Piranjat”, Edona […]

maj 7, 2025 - 20:00
 0  5
Bebe Rexha dhe Shoqja Edonë me ngjashmëri të frikshme

Në mesin e yjeve që shkëlqyen në tapetin e kuq të Met Gala 2025, një pamje tërhoqi vëmendjen e publikut ishte ajo e Bebe Rexhës.

Këngëtarja me origjinë shqiptare mahniti me paraqitjen e saj glamuroze, por për shumë syresh, ajo solli një ndjesi dezhavu-je, një ngjashmëri e habitshme me gazetaren shqiptare të emisionit “Piranjat”, Edona Gashi, e njohur ndryshe si Shoqja Edone.

Në veçanti, stili i flokëve të Bebe Rexhës, të vendosura me kujdes në një stil retro-modern ngjasonte me një look të mëhershëm të Shoqes Edone, e cila prej kohësh është e njohur për eksperimentimet e saj unike me stilin.

Po duken si binjake.