Azizi: BDI-ja këqpërdori “balansuesin” për të punësuar familjarët e funksionarëve dhe militantët e partisë
Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka akuzuar BDI-në se gjatë kohës sa ka qenë në pushtet ka keqpërdorur “balansuesin” për të punësuar familjarët e funksionarëve dhe militantët e partisë. “Edhe balansuesi u tentuar nga BDI-ja dhe ish eksponentë të Qeverisë të paraqitet si një dështim VLEN-it, që realisht BDI kishte miratuar shfuqizimin e balansuesit […]
Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka akuzuar BDI-në se gjatë kohës sa ka qenë në pushtet ka keqpërdorur “balansuesin” për të punësuar familjarët e funksionarëve dhe militantët e partisë.
“Edhe balansuesi u tentuar nga BDI-ja dhe ish eksponentë të Qeverisë të paraqitet si një dështim VLEN-it, që realisht BDI kishte miratuar shfuqizimin e balansuesit dhe në momentin që VLEN dhe VMRO erdhën në qeveri, ata aktivizuan mekanizmat e vetë duke përdorur edhe gjykatën kushtetuese për të poentuar se ja VLEN-i po shfuqizon një mekanizëm që vetë e kishin miratuar kur ishin në pushtet. Edhe gjatë kohës që ishte në fuqi balansuesi BDI-ja e kishte shfrytëzuar vetëm për të punësuar familjarët e vetë, militantët e vetë dhe jo që kishte për të përfaqësuar në mënyrë vertikale shqiptarët. Po e përmendi një shembull, në njësitin e “Ujqit” BDI-ja nuk arriti të punësojë asnjë shqiptar, që I bie se të gjitha gjërat I ka bërë në mënyrë sipërfaqësore dhe asgjë reale nuk ka përmbyllur BDI-ja për të drejtat e shqiptarëve në bazë të ligjit dhe kushtetutës”, tha Azizi për gazetën LAJM.