Babai nga Prizreni e raportoi të zhdukur vajzën e mitur, thotë se dikush e telefonoi dhe i tha se ajo me dëshirë ndodhet në Gjakovë

Një baba nga Prizreni ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia, ndërsa një person i panjohur e kishte telefonuar dhe “njoftuar se vajza me dëshirën e saj ndodhet në një fshat të Gjakovës”. Në njoftimin e policisë thuhet se nga policët hetues është takuar viktima e rastit e

Prill 19, 2026 - 11:00
Babai nga Prizreni e raportoi të zhdukur vajzën e mitur, thotë se dikush e telefonoi dhe i tha se ajo me dëshirë ndodhet në Gjakovë
babai-nga-prizreni-e-raportoi-te-zhdukur-vajzen-e-mitur,-thote-se-dikush-e-telefonoi-dhe-i-tha-se-ajo-me-deshire-ndodhet-ne-gjakove

babai-nga-prizreni-e-raportoi-te-zhdukur-vajzen-e-mitur,-thote-se-dikush-e-telefonoi-dhe-i-tha-se-ajo-me-deshire-ndodhet-ne-gjakove

Një baba nga Prizreni ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia, ndërsa një person i panjohur e kishte telefonuar dhe “njoftuar se vajza me dëshirën e saj ndodhet në një fshat të Gjakovës”.

Në njoftimin e policisë thuhet se nga policët hetues është takuar viktima e rastit e cila është intervistuar “dhe me dëshirë vazhdon të bashkëjetoj me personin mashkull kosovar”.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR/ Landovicë, Prizren / 18.04.2026 – 01:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Ankuesin një person i panjohur e kishte telefonuar dhe njoftuar se vajza ndodhej në një fshat të Gjakovës dhe me dëshirën e saj gjendet aty. Nga policët hetues është takuar viktima e rastit e cila është intervistuar dhe me dëshirë vazhdon të bashkëjetoj me personin mashkull kosovar. Të gjitha veprimet janë ndërmarr në konsultim me prokurorin.