Bajqinovci: Edhe Isa Mustafa e pranoi se Kurti luf*toi kundër bandave në veri, opozita po e refuzon këtë realitet të ri
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pranuar publikisht se Albin Kurti ka luftuar kundër bandave kriminale në veri dhe se gjendja atje është dukshëm më e mirë. Siç shkruan Bajqinovci, derisa Mustfa e pranoi këtë realitet të ri, opozita ende nuk po arrin ta bëjë. “Sot, edhe
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pranuar publikisht se Albin Kurti ka luftuar kundër bandave kriminale në veri dhe se gjendja atje është dukshëm më e mirë.
Siç shkruan Bajqinovci, derisa Mustfa e pranoi këtë realitet të ri, opozita ende nuk po arrin ta bëjë.
“Sot, edhe kryetari i Lumirit, Isa Mustafa, e ka pranuar publikisht se Albin Kurti ka luftuar me vendosmëri kundër bandave kriminale në veri dhe se gjendja atje është dukshëm më e mirë. Ndërkohë, kryetari aktual i LDK-së por edhe opozita vazhdon të refuzojë të pranojë këtë realitet të ri, duke u përpjekur të mohojë arritjet e qeverisë në rikthimin e rendit dhe sigurisë.
Rezultatet janë të qarta: Kosova është më e fortë dhe më e sigurt se kurrë më parë”, shkruan Bajqinovci.