Banorët e Sllovisë i organizojnë pritje madhëshore Imri Ahmetin: Sllovia është gati për fitore! Puna dhe angazhimi nuk ndalen
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vazhduar fushatën zgjedhore me një takim të ngrohtë me banorët e fshatit Sllovi. Ahmeti ka theksuar se puna dhe angazhimi i tij për Lipjanin nuk do të ndalen deri në fitoren më 12 tetor, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen dhe […]


Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vazhduar fushatën zgjedhore me një takim të ngrohtë me banorët e fshatit Sllovi.
Ahmeti ka theksuar se puna dhe angazhimi i tij për Lipjanin nuk do të ndalen deri në fitoren më 12 tetor, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen dhe besimin e qytetarëve, raporton ORAinfo.
“Sllovia është gati! Puna e angazhimi nuk ndalen deri në fitore!”, ka shkruar Ahmeti, duke nënvizuar vendosmërinë për ta çuar Lipjanin përpara me projekte konkrete dhe vizion zhvillimor.
#LDK113 #Lipjani
