Barcelona synon tri transferime të mëdha në verë – kjo është lista e lojtarëve që ata duan
Sipas Mundo Deportivo, Barcelona synon të realizojë të paktën tre transferime gjatë merkatos së verës. Objektivi kryesor për repartin ofensiv mbetet sulmuesi i Atletico Madrid, Julian Alvarez, i cili shihet si pasardhësi ideal i Robert Lewandoëski. Megjithatë, transferimi i tij konsiderohet shumë i vështirë për shkak të qëndrimit të klubit madrilen dhe çmimit të lartë. […]


Sipas Mundo Deportivo, Barcelona synon të realizojë të paktën tre transferime gjatë merkatos së verës.
Objektivi kryesor për repartin ofensiv mbetet sulmuesi i Atletico Madrid, Julian Alvarez, i cili shihet si pasardhësi ideal i Robert Lewandoëski.
Megjithatë, transferimi i tij konsiderohet shumë i vështirë për shkak të qëndrimit të klubit madrilen dhe çmimit të lartë.
Në mbrojtje, katalanasit po shtyjnë fort për afrimin e qendërmbrojtësit të Inter, Alessandro Bastoni, si pjesë e planit për të forcuar repartin defensiv.
Sa i përket krahut të majtë të sulmit, Barcelona ka nisur të eksplorojë alternativa të reja në treg, për shkak të pasigurive rreth një transferimi të përhershëm të Marcus Rashford.
UEFA akuzohet se i ka shkaktuar ‘dëme serioze’ Barcelonës
Një emër që pëlqehet shumë nga drejtuesit blaugrana është Victor Munoz i Osasunas. Megjithatë, pengesë mbetet fakti që Real Madrid zotëron 50% të të drejtave ekonomike të lojtarit dhe ka të drejtën e refuzimit të parë. Sidoqoftë, marrëveshja konsiderohet e mundshme.
Barcelona po monitoron gjithashtu formën e ish-lojtarit të saj Jan Virgili te Mallorca, në prag të një rikthimi të mundshëm në Camp Nou.
Një tjetër opsion në listë është anësori norvegjez i Benfica, Andreas Schjelderup, i cili pritet të kushtojë rreth 30-40 milionë euro.
Po ashtu, është përmendur edhe mundësia e rikthimit të Ez Abde nga Real Betis gjatë kësaj vere.
Në të njëjtën kohë, gjiganti katalanas po punon edhe për transferimin përfundimtar të Joao Cancelos nga Al-Hilali.