Ana reagon sërish, “Qëllimi është …”

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Ana, ka bërë një reagim të gjatë në Instagram pas shfaqjes së një videoje të ish-të dashurit të saj gjatë njërit prej spektakleve Prime të BBVK. Në postimin e saj, ajo ka shprehur zhgënjimin për mënyrën si trajtohet ende situata pas largimit të saj nga shtëpia e famshme. “Sot […]

dhjetor 7, 2024 - 14:00
 0  6
Ana reagon sërish, “Qëllimi është …”

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Ana, ka bërë një reagim të gjatë në Instagram pas shfaqjes së një videoje të ish-të dashurit të saj gjatë njërit prej spektakleve Prime të BBVK.

Në postimin e saj, ajo ka shprehur zhgënjimin për mënyrën si trajtohet ende situata pas largimit të saj nga shtëpia e famshme.

“Sot bëhen dy javë që dola nga shtëpia e BBVK dhe më duket e çuditshme se si ende vazhdoj të jem temë kryesore në secilin Prime. Jo vetëm qëndrimi im aty, po t’u jepet vëmendje në Prime situatave nga jashtë të cilat nuk ishin asnjëherë pjesë e lojës dhe qëndrimit aty, qëllimi i të cilave është shumë i qartë”, shkruan Ana në fillim të reagimit të saj.

“Po e ritheksoj, jam një vajzë e re, e cila nuk ka bërë asgjë gabim përveçse ka treguar edukatë brenda shtëpisë, nuk ka ofenduar asnjëherë dhe ka dashuruar me zemër të hapur dhe të pastër (edhe pse shumë e ndrojtur nga paragjykimet)”, vazhdon ajo.

Në vijim, Ana u ndal te marrëdhënia e saj me Kevinin, duke shprehur zhgënjim për mënyrën si ndjenjat e saj janë përdorur për sulme dhe shpifje.